Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

4.5 milionë euro më shumë, vlera e Medon Berishës kap shifrën REKORD

Shkruar nga NEWSPORT
4.5 milionë euro më shumë, vlera e Medon Berishës kap
Medon Berisha

Medon Berisha është një nga liderët e Lecces në këtë sezon. Mesfushori i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me italianët, duke shënuar dhe dhuruar asiste vendimtare për skuadrnë.

Paraqitjet e shkëlqyera me Leccen kanë bërë që vlera e shqiptarit të rritet ndjeshëm. Pavarësisht se aktualisht është i dëmtuar dhe jashtë fushës së blertë, vlera e Berishës ka kapur shifrën rekord.

Kjo pasi nga 1.5 milionë euro që e ka patur në fillim të këtij sezonit, vlera e tij sipas përditësimeve të fundit të "Transfermark" ka pakur shifrën e 6 milionë eurove. 4.5 milionë euro më shumë, duke bërë që për herë të parë Berisha të arrijë këtë shifër.

Me rritjen e vlerës, tashmë Medoni është futbollisti i 6-të më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, ku renditet pas Kristjan Asllanit (13 milionë euro), Mirlind Dakut, Anis Mehmetit dhe Armando Brojës (10 milionë euro", për të vazhduar me Ernest Muccin me 9 milionë euro dhe Ardian Ismajlin me 6 milionë euro po aq sa mesfushori i Lecces. 

Poll

Lexo gjithashtu