
Nuno Tavares
Sezonin që lamë pas, Nuno Tavares zhvilloi ndeshje shumë të kënaqshme me Lazion. Në 23 takime të zhvilluara në Serie A me klubin kryeqytetas, mbrojtësi portugez asistoi 8 herë.
Megjithatë, me ardhjen e Maurizio Sarrit në stol, Nuno Tavares rrezikon të shitet në merkaton e verës. Trajneri italian duket se nuk beson te cilësitë e 25-vjeçarit portugez, i cili luan në të njëjtin pozicion si Elseid Hysaj.
Siç raportojnë mediat italiane, Al Hilali është në ndjekje të Tavares dhe po mendojnë të ofrojnë 35 milionë euro për të. Lazio e ka blerë kartonin e tij nga Arsenali për 5 milionë euro. Në rast të një largimi të portugezit, Hysaj do të gjente më shumë hapësira nën drejtimin e Sarrit.
Poll