
Ylber Ramadani - Medon Berisha
Lecce do të përballet me Torinon sot në orën 15:00 në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 4-të të Serie A.
Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe në fushën e lojës do të jenë plot 3 shqiptar nga minuta e parë. Mërgim Vojvoda dhe Ylber Ramadani janë të padiskutueshëm në formacionet respektive, por besimin e ka fituar edhe talenti i Kombëtares, Medon Berisha.
Mesfushori 20-vjeçar do të jetë i rreshtuar krah Ramadanit duke formuar një mesfushë shqiptare për Leccen. Kjo është ndeshja e parë si titullar për këtë sezon teksa është futur edhe 2 herë të tjera nga stoli.

Poll