
Santiago Gimenez si çdo herë tjetër edhe mbrëmë shkëlqeu në fitoren që Feyenoord siguroi ndaj Bayern Munich. Sulmuesi shënoi dopietë ndaj gjigandëve gjermanë në triumfin 3-0 të holandezve.
Shpeh kohët e fundt është lidhur me një interesim të Milanit për të. Në lidhje për këtë çështje ka folur vetë meksikani. Ky i fundit as nuk e ka mohuar as pohuar diçka të tillë, duke lënë kështu vend për interpretim.
“A mund të jetë ndeshja ime e fundit për Feyenoord? Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Këto janë javë vendimtare, unë e lë gjithçka në dorën e Zotit. Unë e dua Feyenoord dhe i dua këta tifozë që më kanë dhënë shumë që nga dita e parë dhe do t’u jap shumë gola në këmbim”, tha Gimenez.
Në këtë sezon Gimenez ka arritur të shënojë 15 gola në 18 ndeshje. Për të lënë të lirë 23-vjeçari skuadra holandeze dëshiron të përfitojë minimalisht 45 milionë euro.