Cristiano Ronaldo është mëse krenar që vazhdon akoma të përfaqësojë Portugalinë. Sulmuesi 39-vjeçar me fjalët e fundit lë të kuptohet se nuk po mendon aspak tërheqjen.
"Unë jam gjithmonë shumë krenar që përfaqësoj ngjyrat e Portugalisë, është një ëndërr. Për këtë arsye, kur të largohem nga kombëtarja nuk do t'i them askujt paraprakisht. Do të jetë një vendim shumë spontan nga ana ime, por edhe shumë i menduar”, thotë Ronaldo.
Kujtojmë se te Portugalia numëron gjithsej 212 grumbullime. Ronaldo ka shënuar plot 130 gola, ndërsa të tjerë duket se e presin.
Poll