
Angel Di Maria gjatë karrierës së tij të suksesshme me Benfican, Real Madrid, PSG-në dhe Argjentinën ka patur fatin të ndajë dhomën me 2 nga futbollistët më të mirë në histori. Sulmuesi argjentinas ka folur në një intervistë se cili mes Cristiano Ronaldos dhe Liionel Messit është “GOAT”.
Di Maria sigurisht vlerëson të dy për arritjet e tyre. Por mes Messit dhe CR7-tës ai zgjedh argjentinasi, pasi sipas tij të jesh kampionat bote është një ndryshim thelbësor. Gjithashtu nënvizon se natyraliteti i Messit është mbreslënës.
“Deklaratat e Ronaldos se është lojtari më i mirë në histori? Nuk më befasoi, unë kam luajtur me të për 4 vjet në Real Madrid dhe ishte gjithmonë i tillë. Shifrat flasin vetë, njëri ka fituar 8 “Topa të Artë”, tjetri ka fituar 5 të tillë.
Të jesh kampion bote është një tjetër ndryshim thelbësor. Dhe pastaj duhet ta shikosh atë në fushë ëxshtë e jashtëzakonshme. Messi luan sikur të ishte në oborrin e shtëpisë së tij, ai e ka bërë këtë për 18-20 vjet me një natyralitet mbresëlënës. Për mua, Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i madhi në histori, pa dyshim”, ka theksuar argjentinasi.