Rodri ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2024. Mesfushori i Manchester City-t shkëlqeu si me klubin anglez, por ajo ç’ka i “vuri kapak” fitimit të këtij trofeu ishte padyshim shpallja kampion me Spanjën në Europianin e këtij viti.
Mesfushori spanjoll ka rikthyer kështu “Topin e Artë” te një spanjoll pas plot 64 vitesh, kur herën e fundit e fitonte Luis Suarez. 28-vjeçari rikthen lavdinë e Kombit të tij, duke marrë këtë trofe prestigjioz ehde pse mesh shumë polemikash.
Kujtojmë që Rodri ishte në garë me treshen e Real Madrid, Jude Bellingham, Dani Carvajal dhe Vinicisu Jr. Madje ky i fundit ishte favoriti kryesor deri dje, por sot Rodri përmbysi gjithçka.
Poll