
Patrick Kluivert u prezantua nga Federata e Futbollit të Indonezisë si trajner i Kombëtares. Lajmi ishte bërë zyrtar prej ditësh, ndërkohë tashëm çdo gjë është vënë në vijë në vendin aziatik.
PSSI siç quhet ndryshe federata në vendin ishullor me popullsi dërrmuese myslimane është shprehur e kënaqur me këtë zgjedhje të saj.
Holandezi është një legjendë e futbollitt ë luajtur dhe mbahet emdn nga shuëm breza për ato çfarë ka bërë te Ajax apo Milan.
Ish-sulmuesi do të debutojë në datën 20 mars kundër rivalit ndoshta më të fortë të konfederatës, Australisë. Sfida luhet në Sydney dhe është shumë decizive, ndërsa tekniku tulipan rrëfen objektivin.
“Duhet të jemi të fortë. Na pret një rival i vështirë si Australia, më pas dueht të përballojmë Bahreinin. Minimumi 4 pikë nga këto dy sfida të vështira. Primar sigurisht janë dy fitore dhe 6 pikë. Qëllimi është Kupa e Botës”, u shpreh Kluivert pasi mori drejtimin e aziatikëve.