
Doak & Elliot
Biznesi mes Liverpoolit dhe Bournemouth ka vazhduar edhe pas marrëveshjes për Milos Kerkez. Ditën e sotme kuqezinjtë e Premier League kanë përforcuar repartin ofensiv të ekipit.
Ben Doak është blerja më e re e Bournemouth në këtë afat kalimtar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra britanike përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet sulmuesi 19-vjeçar.
Me shitjen e Doak drejt Bournemouth, Liverpooli ka mbushur arkat e klubit me 23 milionë euro. Sulmuesi skocez ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030 me skuadrën kuqezi.
View this post on Instagram
Poll