
Kepa Arrizabalaga
Kepa Arrizabalaga është dërguar përsëri në huazim. Pasi mbylli huazimin e tij te Real Madrid në La Liga, portieri spanjoll është larguar përsëri nga Chelsea, për t’u bashkuar me Bournemouth.
Pasi rinovoi kontratën me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2026, Kepa tashmë do të nisë një aventurë të re. Edhe pse 29-vjeçari priti një dritë jeshile nga Real Madrid, tek këta të fundit ishe Lunin që vendosi të qëndronte dhe prishi planet e Kepas.
Megjithatë, spanjolli vendosi që të bashkohej me Bournemouth. “Qershitë” janë një klub që militojnë në Premier League, teksa drejtuesit e shohin portierin spanjoll si të duhurin për të ruajtur katërkëndëshin.