Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Nga klubi pretendent te ai i vendit të fundit, çudit trajneri i Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga klubi pretendent te ai i vendit të fundit, çudit
Rob Edwards & Pep Guardiola

Rob Edwards është trajneri i ri i Wolverhampton në Premier League. Trajneri 42-vjeçar u largua nga
Middlesbrough në Championship, të cilët ishin pretendentë për kampionë, për të marrë drejtimin e ekipit që mban vendin e fundit në elitë.

Është vetë klubi anglez, i cili ka njoftuar nisjen e bashkëpunimit me Edwards. Për anglezin ky është një rikthim, teksa më herë në vitet 2015-2016 ka mbajtur te Wolverhampton edhe rolin e trajnerit të parë, por edhe të asistentit, teksa ka drejtuar në vitin 2018 ekipin U18.

Ndërkohë që ky rikthim vjen pas aventurave në ekipe të tjera angleze. Ai ka qenë trajner i Telford United, Forest Green, Watford, Luton dhe së fundmi Middlesbrough. Gjithashtu ka drejtuar edhe Anglinë U16.  

Poll

Lexo gjithashtu