
Miles Lewis-Skelly & Dan Burn
Sezonet e fundit, Dan Burn ishte një prej mbrojtësve titullarë të padiskutueshëm në formacionin e Newcastle United. Edhe pse sot në moshën 33-vjeçare, klubi bardhezi i Premier League ka zgjatur bashkëpunimin me mbrojtësin anglez.
Dan Burn ka rinovuar kontratën me Newcastle deri në qershor të vitit 2027. Kontrata e mëparshme e mbrojtësit 33-vjeçar me “qymyrxhinjtë” skadonte në fund të sezonit tjetër.
Megjithatë, me 45 paraqitje në të gjitha garat këtë kompeticion, Burn ka bindur Newcastlen ta mbajë edhe për dy vite. Këta të fundit e blenë mbrojtësin para tre vitesh nga Brighton për 15 milionë euro.
View this post on Instagram