Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Chelsea me trajner të ri, Enzo Maresca merr drejtimin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Chelsea me trajner të ri, Enzo Maresca merr drejtimin e ekipit
Enzo Maresca

Tashmë gjithçka është zyrtare, Enzo Maresca është trajneri i ri i Chelsea-t. Italiani ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Leicester, të cilët i riktheu në Premier League, për të nisur një të re me “Blutë e Londrës”.

Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi londinez të cilët krah fotos së Marescas, shkruajnë: “Mirësevjen te Chelsea, Enzo Maresca!”.

Tekniku 44-vjeçar ka një karrierë të gjatë në profesionin e trajnerit. Më parë Maresca ka qenë ndihmës trajner te Ascoli në Itali, e më pas te Sevilla, dhe West Ham. Në vitin 2020, Maresca debutoi si trajner i parë duke marrë drejtimin e Manchester City-t U23.

1 vit më vonë, italiani u kthye në vendlindje aty ku mori përsipër punën e trajnerit te Parma, por aventura zgjati vetëm 7 muaj. Maresca u rikthye në Premier League ku mori rolin e ndihmësit të Pep Guardiolas te City. Teksa sezonin e fundit, trajneri 44-vjeçar e mbylli me Leicester, klub të cilin e riktheu në elitën e futbollit anglez.

Tashmë, për trajnerin italian nis një aventurë e re tepër e vështirë, pasi i duhet të “rindërtojë” nga themelet një Chelsea të lënë përgjysë nga i larguari Mauricio Pochettino.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga