
Florian Wirtz
Liverpooli ka bërë një nga goditjet më të mëdha në merkato këtë sezon, ndoshta edhe në historinë e futbollit. Florian Wirtz tashmë është lojtari më i ri i 20 herë kampionëve të Anglisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Liverpooli në faqen zyrtare të klubit ku prezantohet fantazisti i kombëtares gjermane. “The Reds” kanë bërë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit ditën e sotme, gjithashtu dhe blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League.
Florian Wirtz është transferuar në Premier League për shifrën e 125 milionë eurove. I dyti në listë është Darwin Nunez, i cili u ble nga anglezët për 85 milionë euro.
Poll