
Aston Villa nuk ndalet në merkato, duke zyrtarizuar lojtarin e radhës që firmos. Pas nënshkrimit të Marcus Rashford pak orë më parë, tashmë edhe Marco Asensio është lojtari më i ri i skuadrës nga Birminghami.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Aston Villa përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Ish-kampioni i Europës me Real Madridin do të jetë pjesë e klubit britanik deri në fund të sezonit si i huazuar nga Paris Saint-Germain.
Duke mos qenë në planet e trajnerit Luis Enrique, Asensio ka zgjedhur të luajë pjesën e mbetur të sezonit në Premier League.
Aston Villa is delighted to announce the loan signing of three-time Champions League winner Marco Asensio from Paris Saint-Germain. pic.twitter.com/D1fALCklqf
— Aston Villa (@AVFCOfficial) February 3, 2025