
Takehiro Tomiyasu
Arsenali ka marrë një vendim të papritur ditën e sotme në lidhje me mbrojtësin Takehiro Tomiyasu. “Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje me mbrojtësin japonez për ndërprerjen e kontratës në mënyrë paqësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arsenali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku falenderon Tomiyasun për kontributin. Mbrojtësi 26-vjeçar ishte pjesë e londinezëve për 4 sezone në Premier League.
Me fanellën e kuqe, Tomiyasu kreu 84 paraqitje sa ishte pjesë e tyre. Tashmë ish-mbrojtësi i Bolognas është lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
View this post on Instagram
Poll