Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Zëvendësuesi i Salah gjendet në Francë, Liverpool “piketon” 21-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Salah gjendet në Francë, Liverpool
Mohamed-Ali Cho

Mohamed Salah është gjithmonë e më larg Liverpool dhe për këtë drejtuesit e “The reds” janë vënë në lëvizje prej kohësh për të gjetur një zëvendësues. Anglezët duan të jenë të përgatitur dhe tashmë i kanë vënë syrin të rpeferuarit të tyre.

Në “radarin” e anglezve ka përfunduar futbollisti i Nice, Mohamed-Ali Cho. Ky i fundit luan në krahun e djathtë të sulmit dhe sipas drejtuesve të “The Reds” ka të gjitha kriteret për të veshur fanellën e tyre.

21-vjeçari në këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të shënojë 5 gola dhe të asistojë 3 herë. Nga “transfermarkt” vlerësohet me 12 milionë euro, ndërkohë Liverpool është i gatshëm të shpenzojë deri në 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Kujtojmë se francezi ka kontratë me Nice deri në qershor të vitit 2028 dhe mbetet të shihet në muajt në vazhdim nëse palët do të arrijnë një marrëveshje mes tyre apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga