
Chelsea fitoi përballë Wolves në ndeshjen ej avës së dytë të Premier League. Londinezët mposhtën ‘Ujqërit’ në transfertën e stadiumit Molineux me një rezultat tensitik 2-6.
Një ndeshje plot ritëm e spektakël që në startin e saj teksa pjesa e parë përfundoi në barazim 2-2 me golat e Cunga, Larson dhe Jackson e Palmer. E dyta foli vetëm për Blutë teksa ishte Noni Madueke që realizoi një tripletë për 14 minuta duke likuiduar ndeshjen.
I fundit që do të shënonte emrin në listën e golashënuesve ishte Joao Felix i cili debutoi për herë të dytë ne Chelsean.
Një performancë fantastike e djemve të Marescas që bëjnë atë që pritej prej tyre pas milionave të shpenzuara nga klubi. Ndeshja e rradhës do të jetë ndaj Crystal Palace në Stamford Bridge.
GOLAT