
Janë zhvilluar sot tre takime të vlefshme për javën e 28-të të Premier League. Supersfida mes Manchester United dhe Arsenal është mbyllur në barazim me shifrat 1-1 e luajtur në “Olf Trafford”.
“Djajtë e kuq” kaluan të parët në avantazh me Bruno Fernandes, por Declan Rice në pjesën e dytë vendosi baraspeshën. Arsenali mbetet në vendin e dytë të klasifikimit me 15 pikë larg Liverpoolit kryesues. ndërsa Manchester United gjendet në vendin e 14-të me 34 pikë.
Chelsea ka arritur të mposhtë Leicester me rezultatin minimal 1-0. Falë golit të Marc Cucurella në pjesën e dytë, “Blutë e Londrës” i marrin Manchester Cityt vendin e katërt të renditjes duke e parakaluar me dy pikë përpara. Ndërsa “dhelprat” mbeten të parafundit.
Në barazim ka përfunduar me shifrat 2-2 takimi mes Tottenham dhe Bournemouth. Këta të fundit pozicionohen në vendin e tetë, ku zona Champions është pesë pikë larg. Ndërsa “Spurs” në vendin e 13-të me pikë të barabarta me United.
Goli i Bruno Fernandes
Goli i Declan Rice