Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Newcastle me 10 lojtarë i bën “gjëmën” Manchester United, “Djajtë e Kuq” i nënshtrohen sulmuesit danez

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Newcastle me 10 lojtarë i bën “gjëmën”
Pamje nga ndeshja

Newcastle ka fituar në shtëpi përballë Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “St. James' Park”, përfundoi 2-1.

Në minutën e 45-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë pasi Ramsey u largua me karton të kuq. Vetëm 6 minuta më vonë, Newcastle kaloi në avantazh me penalltinë e ekzektuar saktë nga Anthony Gordon. Por pjesa e parë nuk mbaroi aty, pasi në minutën e 9-të shtesë, “Djajtë e Kuq” barazuan me Casemiro.

Në pjesën e dytë kishte luftë në të dy krahët. Por goli erdhi në minutën e 90-të nga sulmuesi danez, Osula. Kështu, bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 39 pikëve, duke mbajtur vendin e 12-të. Në krahun tjetër me 51 pikë, United mbetet i 3-ti.

GOLAT:

Goli i Gordon (Newcastle 1-0 Man United)

Goli i Casemiro (Newcastle 1-1 Man United)

Goli i Osula (Newcastle 2-1 Man United)

 

Poll

Lexo gjithashtu