Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Ndeshje e çmendur, Aston Villa ‘shtang’ Liverpoolin dhe afrohet me Championsin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndeshje e çmendur, Aston Villa ‘shtang’ Liverpoolin
Aston Villa

Liverpool ka barazuar në transfertë përballë Aston Villës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Villa Park”, përfundoi me rezultatin 3-3.

Ishte Liverpool që kaloi i pari në avantazh falë një autogoli të Emiliano Martinez në minutën e 2-të të sfidës.

Por, Aston Villa gjeti shumë shpejt barazimin duke barazuar me Tielemans në minutën e 12-të. Ndërsa në minutën e 23’, ishte Gakpo që rikthehu përsëri Liverpoolin te avntazhi.

Edhe me nisjen e pjesës së dytë “The Reds” ishin më kërkues të cilët e çuan ndeshje në 1-3 që në minutën e 48’ me anë të Quansah. Por Aston Villa nuk u dorëzua duke barazuar gjithçka me golat e Duran në minutën e 85’ dhe 88’.

Me këtë barazim, Aston Villa është shumë pranë zyrtarizimit si pjesëmarrëse e Champions League, duke u renditur në vendin e katërt me 68 pikë, 5 më shumë se Tottenham, por këta të fundit kanë 1 ndeshje më pak.

Në krahun tjetër, Liverpool mbetet me 79 pikë në vendin e 3-të në tabelën e renditjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga