Manchester United ka fituar përballë Everton të Armando Brojës në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi 4-0 në favor të vendasve.
Golat për skuadrën e “Djajve të Kuq”, u shënuan dy nga Marcus Rashford e dy të tjerë nga Joshua Zirkzee. Në krahun tjetër, Everton dukej i pafuqishëm. Armando Broja nuk ishte përsëri pjesë e ekipit A, pasi edhe këtë javë do të luajë me U21-shat.
Me këtë fitore, United ngjitet në vendin e 9-të me 19 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Everton mbetet në vendin e 15-të me 11 pikë, dy më shumë se Wolves që ndodhet në “zonën e ftohtë”.
Golat e ndeshjes
Poll