Kanë përfunduar edhe 5 sfidat e fundit të javës së 19-të të Premier League. Ndeshje të cila kanë dhënë në total 17 gola.
Dinamike përballja mes Arsenal dhe Aston Villas, e cila u mbyll me rezultatin 4-1, në favor të të “kuqve”. Pjesa e parë nuk rezervoi supriza, por shumë më ndryshe ishte ajo e dyta. Thënë ndryshe fusha u dominua potësisht ngs Arsenali i cili shënoi golin e tij të parë, nga Gabriel në minutën e 48-të dhe pas 3 minutash u pasua nga një i dyti falë Zubimendi. Ndërsa dy golat e tjerë ishin ata të Trossard në minutën e 69-të dhe Gabriel Jesus në minutën e 78-të. Nën triumfin e 4 golave të sotëm, Arsenal tashmë vijon të “blindojë” kreun me 45 pikë.
Po aq intersante ishte dhe ndeshja mes Manchester United me Ëolves, e cila u mbyll me barazimin me shifrat 1-1. Goli i parë i pjesës së parë u shënua nga Zirzkzee në minutën e 27-të. I cili në fakt pas 90 minutave lojë rezultoi të ishte gol i vetëm. Skuadra nuk ia doli dot të avanconte në rezultat. Kjo pasi edhe rivali “modest” i tij, i cili aktualisht ndodhet dhe i fundit nërenditje për më shumë se 5 javë, i shënoi një gol duke barazuar shifrat.
Ndeshjet e tjera u mbyllën me rezultatin si më poshtë: Chelsea - Bournemouth (2-2), Nottingham-Everton (0-2) dhe West Ham – Brighton (2-2).
