Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Manchester City feston “rrëmbimin” e kreut para syve të Armando Brojës, ekipi i shqiptarit sheh “makthet” e rënies nga Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Manchester City feston “rrëmbimin” e kreut para syve
Burnley - City

Manchester City ka fituar në transfertë përballë Burnley, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Premier League angleze. Sfida e zhvilluar në stadium “Turf Moor”, përfundoi 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi “bomberi” norvegjez, Erling Haaland që në minutën e 5-të të sfidës. Ndërkohë që minuta në këtë sfidë kishte edhe për Armando Brojën, me shqiptarin që u fut në lojë në minutën e 82-të.

Goli i Haaland (Burnley 0-1 City)

Kështu, City merr kreun e Premier League dhe shkon në kuotën e 70 pikëve, po aq sa Arsenali i vendit të dytë. Në krahun tjetër me 20 pikë, Burnley i Brojës mbetet në vendin e parafundit, duke iu afruar shumë rënies në Championship.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së Premier League, Bournemouth barazoi 2-2 përballë Leeds, duke u ngjitur në vendin e 7-të me 49 pikë. Ndërkohë Leeds mban vendin e 15-të me 40 pikë.

 

Poll

Lexo gjithashtu