Liverpool “ka bërë detyrën” ndaj një kundërshtari të vështirë si Aston Villa në shtëpi. Ekipi i të kuqve ka mposhtur 2-0 në “Anfield” skuadrën e Unai Emery.
Vendasit i falen golit të “sulmuesit 9-sh” nga Uruguaji, Darëin Nunez dhe Mohamed Salah. Goleadori nuk fali dhe shënoi në minutën e 20-të, për të mbyllur kapitullin kundër një klubi të fortë që luan në Champions. “The King” Salah vazhdon super formën në ligën angleze duke asistuar shokun e ekipit dhe duke qenë vendimtar në fitoren e klubit liverpulas, pasi edhe shënoi në të 84-tën. Arne Slot e ka theksuar me kohë rendësinë e egjiptianit në skuadër dhe kjo u vërtetua dhe njëherë tjetër në një sfidë kundër njërit prej klubeve on Top-form në Premier League.
Liverpool kryeson e vetme tani me 28 pikë, po lajmi i ditës nuk është ky. City hodhi hapa prapa dhe ekipi i teknikut holandez e sheh veten të paraprijë me +5. Një garë e ethshme mes 2 klubeve legjendare nap ret në Angli, tani që gara është ndezur më shumë se kurrë.
Goli i parë i Liverpool
Goli i Salah