Granit Xhaka
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e orës 15:00 në Premier League, java e 32-të. Sunderland nën “dirigjimin” e Granit Xhakës në mesfushë, mposhtën Tottenham në shtëpi, vendosi goli i Mukiele, minuta e 61-të.
Mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka, ishte ndër më të mirët në fushë, e përkthyer me notën 8.2 sipas “Flashscore”.
Kjo disfatë e lë Tottenham në vendin e 18-të, rënia në Premier League, ndërsa kanë mbetur deri në mbyllje të sezonit edhe 6 javë.
Në dy takimet e tjera, Crystal Palace fitoi 2 – 1 karshi Newcastle, kurse në Nottingham – Aston Villa nuk pati fitues, 1 – 1.
Poll
