
Manchester City
Manchester City ka triumfuar në transfertë përballë Wolves në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Premier League. Ndeshja u fitua nga “Qytetarët” me përmbysje me rezultatin 1-2.
Në fakt Wolves e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar goal që në minutën e 7-të me Larsen. Por City përmbysi gjithçka me golin e Gvardiol në minutën e 33-të dhe atë të John Stones në të 95-tën.
Me këtë fitore, “djemtë” e Pep Guardiolës shkojnë në vendin e parë në kampionat në kuotën e 20 pikëve, 2 më shumë se Liverpool me një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Wolves me 1 pikë mbetet në fund.
Goli i Stones
Poll