Ekipi i Ipswich ia doli të marrë 1 pikë shumë të rëndësishme në transfertën delikate kundër Southampton e përfunduar 2 – 2. Goli i Clarke në minutën e 87-të, shmangu humbjen për Ipswich, ndërsa e radhës është e fundit për këtë sezon në Championship.
Ata do të përballen me QPR në fushën e tyre, e planifikuar më datën 2 maj. Queens Park Rangers nuk ka objektiv për këtë sezon, pasi mban pozitën e 14-të dhe nuk rrezikon asgjë, ama ata e kanë treguar se mund të luajnë “blofin”, ashtu siç e shkuara e ka dëshmuar në vitin 2012-të, ku u dorëzuan “pa kushte”, duke ia “dhuruar” titullin Manchester City në “fymën e fundit”, e cila “rëndoi” ndaj Manchester United.
Në rast se Ipsëich fiton të shtunën, me çfarëdollojë shifrash, siguron matematikisht ngjitjen në Premier League. Kësisojë, do të plotësohej edhe “ëndrra” e sulmuesit të Kombëtares Anis Mehmeti.
Shqiptari e ka theksuar shpesh se e ka obsesion prezencën në elitën e futbollit anglez, e cila shërben si “trampolinë” për shumë lojtar që të bien në sy te klubet elitare të Premier Legue-s.
