
Liverpool nuk ia ka arritur dot të marrë një fitore në derbin e qytetit ndaj Evertonit duke u ndalur në barazim në shifrat 2-2. Ishte ekipi i Brojës që kaloi fillimisht në avantazh që në fillim të pjesës së parë me anë të Betos.
Megjithatë, avantazhi nuk zgjati shumë pasi Mac Allister barazoi në një hark kohor prej 5 minutash duke mbyllur pjesën e parë në barazim. Mohamed Salah përmbysi gjithçka në të dytën për Liverpoolin, por Tarkowski në minutën e fundit të shtesës ndëshkoi ekipin tjetër të qytetit.
“The Reds” udhëheqin tabelën e Premier League me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali ndjekës. Ndërsa ekipi i sulmuesit kuqezi ngjitet në vendin e 15-të me dhjetë pikë larg zonës së ftohtë.
Goli i barazimit