Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Dopieta e Luis Diaz ‘fik’ Manchester United, Liverpool shkëlqen në 45 minutat e para

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dopieta e Luis Diaz ‘fik’ Manchester United, Liverpool
Liverpool

Mbyllet 0-2 pjesa e parë mes Manchester United dhe Liverpool në ‘Old Trafford’, sfidë e vlefshme për javën e 3-të e Premier League. Përballja më e fortë e Anglisë mes dy rivalëve të bërbetuar që duelojnë prej vitesh me rradhë.

45 minutat e para ishin mjaft të luftuara me raste për të dyja ekipet, por ishin ‘The Reds’ të cilët u treguan më produktiv duke dërguar topin në rrjetë plot 3 herë. Fillimisht ishte Trent Alexander-Arnold që shënoi në minutën e 6’, por u anulua për një pozicion jashtë loje të Salah që devijoi topin drejt mbrojtësit.

‘Djajtë’ u munduan të reagonin duke tentuar me kundërsulme të shpejta, por një dopietë e Luis Diaz me asistet e Mohamed Salah në minutat 35' dhe 42' shtangën vendasit duke vulosur hegjemoninë e Liverpool në këtë fraksion loje.

Ekipet u drejtohen dhomave të zhveshjes ku Erik ten Hag do të ketë shumë për të diskutuar me djemtë e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga