Chelsea
Chelsea ka triumfuar në shtëpi përballë Wolves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Premier League angleze. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi 3-0.
Golat për londinezët u shënuan në pjesën e dytë. Autorët e golave për “Blutë e Londrës”, ishin Malo Gusto, Joao Pedro dhe Pedro Neto, i cili vendosi rezultatin përfundimtar.
Kështu, “djemtë” e Maresca-s shkojnë në vendin e dytë në renditje, në kuotën e 20 pikëve. Në krahun tjetër, me vetëm 2 pikë të grumbulluara pas 11 ndeshjesh, Wolves mbetet i fundit.
GOLAT:
Goli i Malo Gusto
Goli i Joao Pedro
Goli i Pedro Neto
Poll
