Sfida e sotme mes Burnley dhe Everton, u mbyll me rezultatin 0 – 0, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. E gjithë vëmendja ishte tek sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, i cili u zgjodh titullar nga trajneri Scott Parker.
Ndryshe nga aksioni i ndeshjes së fundit 24-vjeçari i cili luajti për 88-të minuta, këtë herë edhe pse bëri shumë tentativa nuk arriti që të shënojë. Por përveç Brojës një rast i cili ishte aq pranë golit por nuk u realizua, ishte dhe goditja e Patterson në minutën e 89-të i cili përfundoi në shtyllë.
Sa i takon renditjes së Burnley, ekipi vijon të numëroj humbjet pasi kjo është ndeshja e 5-të në radhë e cila mbyllet pa fitore. Duke e vendosur kështu veten në vendin e 19-të me 12 pikë, ndërsa Everton është i 11-ti me 25 të tilla.
