Burnley - Newcastle
Është mbyllur pjesa e parë mes Burnley dhe Newcastle rezultatin 1 – 2. Pas golave të shpejtë prej “Qymurxhinjëve”, ekipi i Scott Parker gjeti balancat e duhura dhe arriti të ngushtojë shifrat me finalizimin e Laurent në minutën e 23.
Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja asistoi, por “këndi” i tij solli mjaft dyshime për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, goli u vlerësua i rregullt.
Ky është asisti i parë për Brojën në Premier League me Burnley. Pjesa e dytë do të përcaktojë edhe rezultatin final, aty ku fitorja ka marrë trajtën e “detyrimit” për vendasit, pasi gjenden në “zonën e ftohtë” të tabelës.
Poll
