Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Arsenal bën me zemër tifozët në “in extremis”, ekipi i vendit të fundit u rrëmben pikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arsenal bën me zemër tifozët në “in
Goli i Edozie

Arsenal ka barazuar në transfertë përballë Wolves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Molineux Stadium”, përfundoi 2-2.

Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë falë golave të Saka dhe Hincapie. Në minutën e 61-të, Wolves ringjalli shpresat duke gjetur rrugën e rrjetës me Bueno. Ndërkohë që kur u mendua se “Topçinjtë” do të merrnin 3 pikët, Edozie gjeti golin në minutën e 94-të.

Kështu, “djemtë” e Mikel Artetës mbeten në krye të tabelës me 58 pikë, 5 më shumë se Manchester City ndjekës, por këta të fundit kanë 1 ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Wolves në vendin e fundit ka 10 pikë.

GOLAT:

Goli i Saka (Wolves 0-1 Arsenal)

Goli i Hincapie (Wolves 0-2 Arsenal)

Goli i Bueno (Wolves 1-2 Arsenal)

Goli i Edozie (Wolves 2-2 Arsenal)

Poll

Lexo gjithashtu