Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Armando Broja bën “Messin” te Burnley, shqiptari dhuron “magji” mes 4 lojtarësh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Armando Broja bën “Messin” te Burnley, shqiptari dhuron
Armando Broja

Po luhet pjesa e dytë në ndeshjen Burnley – Everton, e vlefshme për javën e 18-të në Premier League. Rezultati vazhdon të jetë 0 – 0, ndërsa rastet konkrete para porte kanë qenë me “pikatore”.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Armando Broja i rrethuar nga 4 kundërshtarë ia ka dalë të mbajë topi në kontroll, versioni “alla Messi”, tregues se vazhdon të ketë reflekse të shkëlqyera në posedim dhe shmangien e rivalëve në zona të ngushta.

Mbrojtja e “hekurt” nga Everton, ia ka bërë deri në këtë moment të vështirë detyrën sulmuesit shqiptar, “çmarkimi” nga rivalët dhe shënimin e golit. Me këtë rezultat të deritanishëm, Burnley shkon në 12 pikë, 6 më pak nga largimi i “zonës së ftohtë” të tabelës.

     

Poll

Lexo gjithashtu