Bradley Barcola
Bradley Barcola mund të largohet nga Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez ka shumë adhurues përtej Parisit, me Manchester United në krye të listës që e duan.
Klubi i Premier League është gati që të “hapë thesin” për të bërë të tijin 23-vjeçarin. Plot 70 milionë euro është gati të paguaj United, për t’i mbush mendjen PSG-së që ta lërë francezin e lirë.
Kujtojmë se këtë sezon, Barcola ka bërë mirë edhe pse s’ka qenë titullar. Ai ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë, duke qenë “kyç” në minutat që ka zbritur në fushë.
Poll
