Dueli mes Bournemouth dhe Burnley i cili u luajt të shtunën, u mbyll me barazim, me rezultatin 1-1. Padyshim që kryefjala e ndeshjes ishte sulmuesi i kombëtares, Armando Broja i cili luan aktaulisht për skuadrën e Scott Parker. Ai theu “mallkimin” e golave të munguar si dhe i bëri shumë “nder” paraqitjes së tij individuale.
Ndërsa për aftësitë e Brojës në lojë ka folur edhe analisti i njohur, Alan Smith. Ky i fundit e ka vlerësuar maksimalisht 24-vjeçarin duke pranuar se gjithmonë ka pasur besim tek ai.
“Broja shënoi një gol dhe unë gjithmonë kam besuar se ai ka shumë cilësi si lojtar. Nëse këto cilësi do të nxirreshin në pah dhe ai do të qëndronte i shëndetshëm, skuadra do të fitonte më shumë forcë në fazën sulmuese. Tani u mbetet vetëm të qëndrojnë të fortë”, ka thënë Smith.
Edhe trajneri Parker nuk i ka kursyer lavdet për futbollistin shqiptar, por mbetet për t’u parë nëse Broja do e nisë si titullar ndeshjen e ardhshme. Sfida mes Burnley dhe Everton do të luhet më 27 dhjetor në orës 16:00.
