Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ 15 gola në 4 ndeshje, Granit Xhaka dhe Armando Broja e “pësojnë” keq në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 15 gola në 4 ndeshje, Granit Xhaka dhe Armando Broja e
Armando Broja dhe Granit Xhaka

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e orës 15:00 në Premier League këtë të dielë, të vlefshme për javën e 33-të. Sunderland i Granit Xhakës nuk mundi të marrë pikë në transfertën e Aston Villës, e humbur 3 – 4.

Edhe pse mesfushori Xhaka ishte në fushë për 90 minuta, nuk mundi të ndryshonte “fatet” e ndeshjes. Në derbin e qytetit të Liverpool-it, “Reds” e drejtuar nga Arne Slot fituan në fushën “armike”, 2 – 1.

Golin e triumfit për Liverpool mbajti “firmën” e Van Dijk, minuta e 100-të. Burnley i Scott Parker u “turpërua” 1 – 4 nga Nottingham Forest.

Protagonist absolut në këtë përballje ishte mesfushori Morgan Gibbs-White, 3 gola. Në minutën e 84-të, u inkuadrua në fushë edhe sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja, i “pafuqishëm” për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Edhe pse Burnley e mban matematika në lojë, ecuria nuk jep asnjë shans për mbijetesën në Premier League.   

Everton - Liverpool

Nottingham - Burnley

 

 

Poll

Lexo gjithashtu