
Portieri kosovar Aro Muric vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij këtë sezon me Ipswich Town.
Klubi i promovuar në elitën e futbollit anglez bleu kartonin e Muric gjatë merkatos së verës nga Burnley.
25-vjeçari është paraqitur në gjashtë ndeshje këtë sezon me Ipsëichin duke bërë mesatarisht 3.5 pritje për ndeshje. Për këto paraqitje të mira të portierit shtatgjatë, platforma e statistikave “WhoScored” e vlerëson si portierin më të mirë të Kampionatit.
Muric ka marrë notën 6.97 duke lënë pas vetes disa portierë të njohur si Caoimhin Kelleher i Liverpool dhe Andre Onana i Manchester United.
Highest rated goalkeepers in the Premier League since the start of last season (10+ apps):
— WhoScored.com (@WhoScored) October 18, 2024
◎ 6.97 - Arijanet Muric
◎ 6.91 - Caoimhín Kelleher
◎ 6.88 - Alphonse Areola
◎ 6.86 - Martin Dúbravka
◎ 6.85 - André Onana pic.twitter.com/oF4Hqg1zoE