Armando Broja
Pas 7 humbjesh radhazi në Premier League, ekipi i Burnley ka arritur të ndryshojë trendin ndaj Bournemouth dhe kjo falë sulmuesit të Kombëtares Armando Broja. Goli i shqiptarit në minutën e 90 jep “sinjal” pozitiv, jo vetëm për lojtarin, por edhe për skuadrën.
Klubi anglez përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për “zhbllokimin” e Brojës: “Armando Broja hap llogarinë e tij për Burnley”.
Gjatë merkatos së verës, ata paguan 23 milionë euro në adresim të Chelsea, me qëllim sigurimin e shërbimeve të shqiptarit.
Pas 17 javësh në Premier League, të besuarit e Scott Parker gumbullojnë 11 pikë, të parafundit në tabelë dhe përkohësisht 5 pikë më pak për të dalë nga “zona e ftohtë”.
View this post on Instagram
Poll
