
Të mërkurën në Kupën e Anglisë do të matin forcat 2 nga ekipet e “top-6” në Premier League. Bëhet fjalë për përplasjen mes Tottenham dhe Manchester City. Në këtë sfidë Spurs do të kenë një mungesë të madhe në fushën e lojës. Niveli i kësaj sfide është i lartë dhe me lojtarët par5sor jo n5 gjendje optimale, gjërat bëhen malore për londinezët.
Kapiteni Heung-min Son ndieu dhimbje në kofshën e majtë pasi shënoi në fitoren 4-1 kundër Ëest Ham. Koreani u la jashtë në Europa Legaue ndaj Alkmaar dhe më pas edhe në humbjen e papritur me rivalët e qytetit, Crystal Palace. Kështu, “ylli” i Postecoglou do të humbas dhe një nga takimet më të forta, sidomos me elimin direkt.
Ekipi nga Londra kishin një seri prej 5 fitoresh në fillim të muajit, por më pas erdhi difata ndaj Brighton dhe gjërat morën tatëpjetën. Me shkarkimin e Ten Hag dhe me luhatjet që po tregojnë lojtarët e tij, vendi i teknikut austrialian nuk është aspak i garantuar në një nga klubet që po bën çmos të fitojë trofe.