
Jadon Sancho
Jadon Sancho u zyrtarizua 2 ditë më parë si futbollisti më i ri i Chelsea. Ndërsa ditën e djeshme, sulmuesi anglez u prezantua në “Stamford Bridge” para sfidës me Neëcastle.
Menjëherë pas prezantimit të tij, Sancho i cili është në huazim nga United u shpreh shumë u lumtur për këtë transferim. 24-vjeçari thotë se është shumë i lumtur për këtë transferim, teksa thekson se idhujt e tij janë Didier Drogba dhe Frank Lampard.
“Dëshiroja shumë që të bashkohesha me Chelsean, është një klub ikonik. Jam rritur me idhujt e mi që ishin Didier Drogba dhe Frank Lampard. Ndërsa tani kam mundësinë që të luaj për këtë klub, siç bënë ata. Është një ndjenjë e mrekullueshme”, ishin fjalët e Sancho pas prezantimit.
Poll