
Mohamed Salah është gjithmonë e më larg Liverpool, me sulmuesin egjiptian që pritet të largohet nga “Anfield”. Drejtuesit anglez prej kohësh kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe tashmë duket se kanë pikasur lojtarin e duhur.
Nuk kanë shkaur larg, pasi në Premier League është sulmuesi i kërkuar. Më saktësisht në radarin e “The Reds’ ka rënë sulmuesi i Ëest ham. Bëhet fjalë për Mohamed Kudus, i cili po bën paraqitje mjaft të mira në sezonin e parë të tij në kampionatin anglez me skuadrën e West Ham.
Deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë edhe 4 asiste, duke tërhequr kështu vëmendjen e ekipeve të tjera. Liverpool me shitjen e Salah do të investojnë menjëherë te Kudus dhe 23-vjeçari ganez që pritet të jetë pasardhësi i egjiptianit.