Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

PREMIER LEAGUE/ 20 gola në 8 ndeshje! Nga Burnley i Brojës te penalltia vendimtare e Arsenal, City dhe Liverpool marrin 3 pikë të rëndësishme (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
PREMIER LEAGUE/ 20 gola në 8 ndeshje! Nga Burnley i Brojës te
Viktor Gyökeres,

Kanë përfunduar edhe 8 sfidat e fundit të javës së 17-të të Premier League, përballje këto të cilat, kanë dhuruar në total 20 gola.

Të gjithë "sytë" e tifozëve shqiptarë ishin tek debutimi i Brojës, në sfidën e skuadrës së tij Burnley kundër Bournemouth, ndjeshje e cila u mbyll me barazim, me rezultatin 1-1. Pjesa e parë nuk kishte rezultate në gola por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë të dytën.

Goli i pari i Bournemouth u shënua falë, Antoine Semenyo në minutën e 67-të i cili për disa minuta e ''bllokoi'' ekipin e Scott Parker. Loja vazhdon dhe padyshim që minuta e 90-të ishte moment kyç për Burnley, pasi Broja 'heroi' i ndeshjes gjen rrugën dhe tund rrjetën e rivalëve duke përfunduar kështu sfidën me një barazim i cili nuk kënaq shumë por ama vlen moralisht dhe statistikisht për skuadrën ''vjollcë”.

E bukur edhe sfida mes Everton dhe Arsenal, e cila u mbyll me rezultatin 0-1, falë një goditje të bukur 11-metërshi. Kjo e realizuar nga Viktor Gyökeres, në minutën e 27-të e cila e çoi skuadrën në avantazhin e 1-0. E po me të njëtin rezultat u mbyll edhe e gjithë sfida kjo pasi tenativat e shumta të Everton për të prekur rrjetën e kundërshtarëve nuk u përkthyen dot në gola.

Po aq vendimtare kanë qenë edhe pikët e marra nga fitorja e Manchester City përballë West ham ku shënoi 3 gola dhe la kundërshtarin me 0. E nga ana tjetër dhe Liverpool po ashtu i dhuroi vetes një 3 pikësh në renditje falë avantazhit ndaj Tottenham të cilin e mundi me rezultain 2-1.

Ndërsa ndeshjet e tjera u mbyllën si më poshtë: NewCastle – Chelsea (2-2), Brighton – Sunderland (0-0), Wolves – Brentford (0-2), Leeds- Crystal Palace (4-1).

PREMIER LEAGUE/ 20 gola në 8 ndeshje! Nga Burnley i Brojës te
Renditja në Premier League

 

Poll

Lexo gjithashtu