Jules Kounde dhe Eric Garcia
Jules Kounde ka gjasa që të mbyllë aventurën e tij me Barcelonën në merkaton e verës që po vjen. Kjo, jo për faktin se nuk është i dëshiruar në Spanjë, por ka interes të madh nga Premier League.
Është pikërisht klubi i Arsenal, i cili është vënë pas mbrojtësit francez. Kounde është nja nga më të preferuarit e Mikel Artetës për krahun e djathtë të mbrojtjes, por 26-vjeçari bën mjaft mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit.
Këtë sezon, Kounde ka marrë pjesë në 53 ndeshje të Barcelonës. Mbrojtësi ia ka dalë që të shënojë 4 gola dhe të asistojë në 8 të tjerë, statistika mjaft të mirë për një lojtar që mbulon më shumë repartin difensiv.
Poll