Manjati grek Evangelos Marinakis i cili është pronari i Nottingham Forrest është akuzuar se u përpoq të fiksonte një ndeshje në kampionatin grek të futbollit. Kujtojmë që “bosi” grek është njëkohësisht pronar i klubit legjendar të Olympiacos në kryeqytetin grek të Athinës. Kjo ka ngritur "hije" dyshimi që dhe Nottinghami, një klub që ka fituar Championsin 2 herë radhazi mund të jetë përfshirë në skandale.
Pronari grek ka hapur çështjen për shpifje kundër Irini Karipidis që mban pozicionin e kryetarës së klubit grek të Selanikut, Aris Thessaloniki. Greku pretendon se kryetarja e skuadrës rivale të PAOK-ut zotëron një faqe që përmban akuza kundrejt shefit të Olympiacos dhe shpif për të në rrjetet sociale. Akuzat e rreme sipas Marinakis kanë të bëjnë me përfshirje në trukime ndeshjesh, në kontrabandë droge dhe transportim ilegal të naftës ruse që është kundër sanksioneve të Bashkimit Europian.
Avokati i pajtuar nga manjati për t’u marrë me këtë çështje u shpreh se në dokumentet e gjykatës së posaçme pretendimi ishte bërë për të krijuar publicitet të keq në dëm të imazhit të presidentit grek. Aplikimi i kundërshtarëve të Evangelos-it është një fushatë haptazi “kundër Marinakis” dhe kjo është transparente tashmë.