
Te Liverpool përveç formës së mirë që po kalon skuadra, drejtuesit vazhdojnë punën për merkaton e ardhshme. Kështu sipas mediave britanike bëhet me dije se “The Reds” po planifikojnë shkëmbimin e “çmendur” me Real Madrid.
Arne Slot është i “dashuruar” me Rodrygo dhe synon transferimin e tij në “Anfield”, por që kjo të arrihet ata do të sakrifikojnë Luis Diaz. Transferimi i Kylian Mbappe dhe Endrick gjatë merkatos së verës e ka mbipopulluar repartin e sulmit dhe për këtë Arne Slot synon të përfitojë dhe të “rrëmbejë” nga madrilenët “yllin” e tyre.
Kjo marrë shkas se Diaz prej kohës është në “lupën” e “Los Blancos” dhe idea e një shkëmbimi të tillë mund t’iu interesojë edhe spanjollëve, sigurisht nëse Carlo Ancelotti do të pranonte të hiqte dorë nga braziliani. Gjithsesi merktoja e ardhshme pritet të jetë mjaft e nxehtë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.