
Luis Diaz
Luis Diaz është përfolur shumë për një largim të mundshëm nag Liverpoo. Sulmuesi kolumbian mund të bashkohet me Al Nassr këtë verë, por së fundmi duket se Diaz është i lumtur në Angli.
28-vjeçari është shprehur mjaft i kënaqur me “The Reds”, por duke mos përjashtuar largimin. Por këtë të fundit, Diaz e var edhe nga drejtuesit e Liverpool, duke nënkuptuar që është në pritje se çfarë do të vendoset për të.
“Jam shumë i lumtur në Liverpool. Ata më kanë trajtuar mirë që ditën e parë. Po flasim me klube të tjera. Është dritarja e transferimit, është normale. Nëse Liverpool rinovon kontratën time, ose nëse duhet të qëndroj 2 vitet që më kanë mbetur, do të jem i lumtur. Varet nga ata”, u shpreh Luis Diaz.
Poll