Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Noussair Mazraoui: Gjithmonë doja të luaja në Premier League, Manchester United ëndërr e realizuar

Shkruar nga NEWSPORT
Noussair Mazraoui: Gjithmonë doja të luaja në Premier League,
Noussair Mazraoui

Menjëherë pas transferimit te Manchester United, Noussair Mazraoui është kthyer në një pikë kyçe të ekipit. Mbrojtësi maroken ka zënë vendin e titullarit, teksa së fundmi ka treguar ëndrrën e tij për të qenë pjesë e Premier League.

“Përfundimisht unë e dija që dëshira ime ishte të luaja në Premier League. Por të jesh në gjendje të luash për këtë klub të madh si Manchester United... është vetëm një ëndërr që nuk mund ta ëndërroja kurrë. Nuk ishte diçka që e kisha në mendje në fakt, por kështu ndodhi”, tha mbrojtësi maroken.

Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” e blenë Noussair Mazraoui nga Bayern Munich për 15 milionë euro. Ndërkohë që vetë futbollisti, ka nënshkruar me anglezën një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në 2028-ën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga