
De Ligt
Matthijs de Ligt ka dhënë dritën jeshile për transferimin te Manchester United. Pavarësisht interesit të PSG, agjenti i De Ligt po negocion vetëm me anglezët pasi kështu ka vendosur vetë lojtari.
Qendërmbrojtësi hollandez i ka dhënë prioritet absolut Djajve, duke ‘fshirë’ çdo klub tjetër. Kushtet personale nuk janë problem aspak si për lojtarin ashtu edhe United.
Manchester United do të futet në bisedime me Bayern Munchen për strukturën e transferimit. Shifra e transferimit raportohet të jetë 50 milionë euro dhe Djajtë duan ta plotësojnë me bonuse. Bavarezët janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin pasi janë konfidentë se mund të arrijnë të firmosin me Jonathan Tah nga Leverkusen.
Poll